Piloti shqiptar kalon në Formula 2

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 11:21 | Sporte të tjera
Piloti shqiptar kalon në Formula 2

Piloti me origjinë shqiptare, Lirim Zendeli, do të garojë në Formula 2 nga sezoni i ardhshëm, me makinën e MP Motorsport.

21-vjeçari, që një ditë ëndërron të jetë në Formula 1, do të debutojë vitin e ardhshëm në “kategorinë e dytë” të garave automobilistike. Ai provoi makinën e tij të re javën e kaluar në testimet në Bahrejn, njofton skuderia holandeze MP Motorsport, e cila duket se aty është bindur për të nënshkruar me të.

https://www.instagram.com/p/CI2tmlzBlpV/
https://youtu.be/7A-dw_MLqcE

“Jam shumë i lumtur që do të garoj me MP Motorsport në vitin e parë në Formula 2”, thotë Zendeli në një prononcim në faqen online të skuadrës së tij të re. “Me katër fitore në vitin 2020 skuadra tregoi se ka potencial dhe është e etur për sukses në vitin 2021. Kam besim se do të jem në gjendje të dalim të parët që në fillim të sezonit”.

https://www.instagram.com/p/CI2m8hhhrWi/

I lindur në Bohum të Gjermanisë, Zendeli e ka nisur karrierën në vitin 2016 me makinat go-kart, më pas debutoi në Formula 4 të Gjermanisë, duke fituar titullin atje në vitin 2018, me 13 fitore, 18 podiume dhe 11 “pole position” përgjatë dy sezoneve. Në FIA Formula 3, ku debutoi në vitin 2019, Zendeli arriti 1 fitore, 3 podiume dhe 2 “pole positions”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos