Firmoset kontrata më e majme në historinë e NBA

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 22:00 | Sporte të tjera
Firmoset kontrata më e majme në historinë e NBA

Giannis Antetokounmpo, dy herë basketbollisti më i mirë i sezonit (MVP), ka rinovuar me Milwaukee Bucks, duke firmosur kontratën më të majme në historinë e NBA. Lojtari grek do të përfitojë 228 milionë dollarë në 5 vitet e ardhshme ose 45,8 milionë dollarë në vit.

Pas disa javësh debate mbi të ardhmen e tij, Bucks vendosën që t’i ofrojnë yllit të tyre shifrën maksimale, duke e bërë basketbollistin më të paguar në botë.

Në Twitter, Antetokounmpo postoi lumturinë e tij për marrëveshjen: “Kjo është shtëpia ime. Ndihem me fat që do të jem pjesë e Bucks për 5 sezonet e ardhshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos