Samiti i Davos-it është në ditën e dytë të punimeve në Zvicër ku krerët e ekonomisë botërore janë mbledhur për të ardhmen e globit. Drejtues bankash nga më të mëdhenj të botës, krerë korporatash dhe drejtues shtetesh janë duke diskutuar për temën kryesore të këtij viti që është ekonomia dhe krizat dhe si të mund ta bashkojmë ekonominë globale që të mos jetë e fragmentarizuar. Për të gjitha se çfarë ndodh në Davos producenti i ekonomisë në A2 CNN, Angelo Haruni raporton nga Zvicra. (A2 Televizion)
Forumi Botëror i Ekonomisë, prania e kryeministrit Rama dhe domethënia e Davosit për botën
