Një ngjarje tronditëse ka zgjuar ukrainasit këtë të mërkurë. 18 persona humbën jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të vendit, pasi një helikopter u rrezua pranë një kopshti fëmijësh në periferinë lindore të Kievit. Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë, ndërsa 15 të tjerë janë dërguar në spital. Ministri Denys Monastyrsky po udhëtonte së bashku me 8 persona të tjerë, e përveç tij, kabineti i luftës së Zelensky-t humbi gjithashtu zv.ministrin e Brendshëm Yevgeny Yenin dhe sekretarin e shtetit Yuriy Lubkovich. (A2 Televizion)
Rrëzohet helikopteri pranë një kopshti në Kiev, mes 18 viktimave 3 fëmijë dhe ministri i Brendshëm i Ukrainës
