Është mbajtur në Tiranë forumi i biznesit Shqipëri-Izrael, me qëllim rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Bashkëpunimi në sektorin e energjisë, turizmit, teknologjisë e sigurisë ishin disa nga arsyet që mblodhën së bashku dhjetëra përfaqësues të bizneseve shqiptare dhe izraelite. Pjesë e forumit ishte dhe Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e cila konfirmoi vijueshmërinë e bashkëpunimin ekonomik të te dyja vendeve. (A2 Televizion)
Forumi i biznesit Shqipëri-Izrael, Balluku: Rriten shkëmbimet tregtare, 21 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
