Foto si i pandehur, drejtuesit e fushatës së Trump të kënaqur, mbledhin mbi 7 mln dollarë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 18:20 | Bota
Foto si i pandehur, drejtuesit e fushatës së Trump të

Drejtuesit e fushatës së Donald Trump thanë se kanë mbledhur vetëm nga fotoja e Donald Trump si i pandehur, stampuar tashmë kudo, në gota, bluzë, vitrina dyqanesh e kudo tjetër, plot 7.1 mln dollarë.

Shitësit në Florida janë shumë të kënaqur me foton, pavarësisht se janë fansa të ish-presidentit. Vetëm të premten, pasi u dorëzua në mbrëmjen e të enjtes, në fondin e fushatës elektorale të Trump, u mblodhën 4.18 milionë dollarë, shumë që brenda 2 ditëve, gati u dyfishua.

Duket se fotoja e famshme, i ka pëlqyer edhe vetë Trumpit, i cili menjëherë pasi u largua nga burgu i kontesë Fulton, shkroi në rrjetin social X, njohur si ish-Twitter, se kurrë nuk do të dorëzohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos