Fotografi Simon Needham ka bërë disa shkrepje magjepsëse nga bota e egër.
Sipas tij, këto fotografi marrin më shumë vlerë për shkak se një pjesë e kafshëve të fotografuara janë në rrezik zhdukjeje.
Me shumë durim dhe kujdes, britaniku ka arritur të fotografojë luanë, rinoqerontë dhe tigra në momente shumë të veçanta. Fotot janë realizuar në vendstrehime dhe rezervate në Afrikë, të dedikuara për mbrojtjen e këtyre kafshëve madhështore. (A2 Televizion)