
Foto fituese: Një grup raxhash noton pranë brigjeve meksikane 
Gaforrja lëviz me vështirësi mes plastikës në fund të oqeanit 
Instruktori i zhytjes pret studentët të dalin nga thellësia 
Pinguinët marshojnë mes borës së dendur 
Peshku përfundon në tentakulat e një krijese grabitqare 
Dy pinguinë të mbetur të ve duket sikur ngushëllojnë njëri-tjetrin 
Eksplorimi i një shpelle nënujore në Tonga 
Duke shijuar bukuritë e barrierës koralore 
Preja dhe grabitqari, në Florida 
Sërf në Tazmani 
Dy zhytës në Abisin Blu, në Meksikë 
Peshkaqeni “i peshkuar” me dy grepë 
Ariu polar në kërkim të ushqimit 
Orkat sfidojnë ujërat e vështirë të Norvegjisë 
Zhytësit në burimin e lumit të vogël, në Meksikë 
Zhytësi filmon me kamera 360-gradëshe në Afrikën Lindore 
Dy peshkaqenë duket sikur po bëjnë sërf në Australi
Thellësitë e oqeaneve kanë shumë të panjohura, por megjithatë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë dhe të shohim deri tani, kemi dalë në përfundimin se janë të mrekulleshëm. Shembulli i fundit janë fotografitë e realizuara nga persona të ndryshëm, pjesëmarrës në konkursin prestigjioz “Ocean Photography Awards 2020”.
Nadia Aly fitoi çmimin e parë me fotografinë e një grupi raxhash - një peshk që futet në familjen e peshkaqenëve - duke notuar në brigjet meksikane. Nga 100 pjesëmarrës, fotografia e saj ishte më e bukura, e vlerësuar e tillë në ceremoninë e zhvilluar të enjten.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa nga fotografitë më të mira. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )