


Në prag të zgjedhjeve të 2019-ës,
Boris Johnson u shfaq duke luajtur futboll në mënyrën më origjinale / GETTY IMAGES

Edhe pse vetë e theu disa herë ligjin, Johnson provoi të vishej edhe si oficer policie / GETTY IMAGES




Boris Johnson tërheq litarin në lojërat e organizuara në një ditë festë në Londër / BEN PRUCHNIE




Boris Johnson mund të jetë duke u larguar nga pushteti, por disa fotografi të kryeministrit britanik kanë hyrë në rrjet dhe në vëmendjen e audiencës, për të mos u harruar më kurrë.
Si një lider me natyrë kontroverse dhe në krye të një mandati të shoqëruar me skandale, Johnson nuk ka ngurruar t’i japë botës versione të ndryshme të vetes.
Nga veshja si oficer policie, tregtar peshku apo si futbollist, kryeministri britanik ka provuar që mund t’i bëjë të gjitha.
Disa momente qesharake nga karriera politike e Boris Johnson, i gjeni në galerinë e mësipërme. (A2 Televizion)