Shqiptarët nuk po vaksinohen. E tatëpjeta e rënies së interesit sa vjen e po theksohet. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më 7 korrik janë pak më shumë se 1,3 milionë qytetarë që kanë marrë dozat e para, rreth 1.2 milionë doza të dyta dhe më pak se 329 mijë dozë të tretë.

Thënë ndryshe, deri më tani ka marrë një dozë vaksinë gati 47 për qind e popullsisë, dozë të dytë rreth 45 për qind dhe të tretë më pak se 12 për qind e qytetarëve. Situata bëhet edhe më shqetësues pasi tashmë vaksinën po e refuzojnë edhe më të moshuarit që deri më tani kanë shërbyer si shembull në luftën ndaj pandemisë. Ka edhe nga ata që megjithëse e kanë kaluar rëndë koronavirusin, refuzojnë të vaksinohen.

Prej qershorit në vend ka një shtim të ndjeshëm të infektimeve me Covid-19, rritje e cila ka vijuar edhe në javën e parë të korrikut gjatë së cilës janë prekur nga koronavirusi gati 4 mijë e 900 qytetarë. (A2 Televizion)