Fotografohet pinguini i parë “biond”

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 16:17 | Fotolajme

Një fotograf i botës së kafshëve ka realizuar fotot e rralla të atij që ai beson se është pinguini i parë i verdhë, gjatë një turi të realizuar në Xhorxhian e jugut. Yves Adams tha se e pikasi pinguinin e rrallë gjatë një ekspedite që nisi nga Antarktida dhe përfundoi në Atlantikun Jugor. Pinguini i vogël dallohej shumë lehtë mes shokëve me ngjyrë më të errët. “Nuk kisha parë kurrë më parë një pinguin të verdhë. Ishin 120 mijë pinguinë aty, por vetëm njëri ishte i tillë”, tha fotografi belg. Sipas tij, ndryshimi drastik në ngjyrën e pinguinit vjen nga leucizmi, një mutacion që parandalon prodhimin e melaninës, duke bërë që kafsha të ketë ngjyrë të bardhë, të zbehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos