Spanja lë pas krizën me një “manita”, por mbetet e dyta

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 20:03 | Futboll
Spanja lë pas krizën me një “manita”, por mbetet e

Spanja shkatërroi 5-0 Sllovakinë, por grupi E ka surpriza pasi u fitua nga Suedia që mundi në një ndeshje me shumë spektakël 3-2 Poloninë.

U duk se spanjollët do të vuanin sërish përballë sllovakëve kur Alvaro Morata gaboi nga pika e bardhë në minutën e 12, por portieri Dubravka nga hero me pritjen e penalltisë, kthehet në një amator pak minuta më vonë kur nuk largon dot një top në drejtim të portës por e dërgon atë në rrjetën e tij.

https://a2news.com/2021/06/23/dy-golat-e-lewandowski-t-nuk-mjaftojne-polonia-mposhtet-nga-suedia-dhe-eliminohet-nga-europiani/

Autogoli çorienton sllovakët që i hapin rrugën goleadës së Spanjës. Laport dyfishon në limitet e pjesës së parë ndërsa në të dytën, “La Furia Roha” argëtohet duke realizuar edhe tre gola të tjerë me Pablo Sarabia, Ferran Torres ndërsa ka vend edhe për një autogol tjetër, këtë herë nga Jurai Kucka.

Në përballjen tjetër, Suedia arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke ruajtur vendin e parë të grupit.

Nordikët gjeti golin që në minutën e 2 me anë të Forsberg, sulmuesi i Leipzig që ndëshkoi Poloninë edhe në pjesën e dytë. Polakët nuk u dorëzuan dhe të udhëhequr nga një super Robert Lewandowski arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 84.

Kur u duk se mund të vinte edhe përmbysja e madhe, Suedia mbylli gjithçka duke shënuar golin e fitores në minutën e 94. Vendi i parë i jep suedezëve mundësinë të ndeshen me një prej skuadrave të treta më të mira në 1-8at ndërsa Spanja do të gjejë në fazën tjetër kombëtaren kroate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos