“I papërmbajtshmi” Ronaldo, barazon rekordin më të rëndësishëm

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 23:25 | Futboll
“I papërmbajtshmi” Ronaldo, barazon rekordin më të

Cristiano Ronaldo tashmë është shumë pranë thyerjes së një tjetër rekord dhe pikërisht atë të shënimit të më shumë golave me kombëtaren.

Ylli i Portugalisë me dygolëshin në ndeshjen ndaj Francës ka barazuar rekordin e 109 golave me kombëtare që mbahej nga iraniani Ali Daei.

Ndonëse në moshë 36 vjeçare, CR7 po tregon një formë mjaft të mirë dhe kalimin në fazën e 1/8 të Euro 2020 i jep mundësinë që të thyejë këtë rekord.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i sulmuesit të famshëm iranian, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale e uroi portugezin për këtë arritje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos