
Shumë i kënaqur është shfaqur trajneri i Spanjës, Luis Enrique pas fitores 5-0 që ekipi i tij regjistroi ndaj Sllovakisë në ndeshjen e fundit në grupi.
“Ishim të njëjtët me dy ndeshjet e para, me ndryshimin e vetëm që gjetëm më shumë hapësira në mbrojtjen e kundërshtarëve”, tha tekniku spanjoll.
Më tej, ish-trajneri i Barcelonës tregon se në ndeshjen me eliminim direkt përballë Kroacisë do të jetë shumë e vështirë.
“Jemi akoma gjallë dhe tashmë fillon gara e vërtetë. Me Kroacinë do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do të gjejmë një Modriç që vijon të luftojë dhe janë ende në nivel të lartë”, shtoi ai. (A2 Televizion)