Faqja zyrtare e UEFA për Euro 2024 ka mirëpritur Shqipërinë për kualifikimin e saj të merituar në këtë event të rëndësishëm të futbollit pas barazimit të arritur 1-1 në Moldavi.
Përmes një postimi pas përfundimit të ndeshjes, UEFA ka publikuar disa foto nga festa e kuqezinjve në Kishiniev, duke shkruar përkrah tyre se “Është koha për të festuar për Shqipërinë”. (A2 Televizion)