Fotot e frikshme nga kufiri SHBA-Meksikë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 10:44 | Teknologji

Fotografitë duken si një skenë nga filmat fantashkencë: qentë-robotë duke patrulluar kufirin SHBA-Meksikë. Në një terren të vështirë, këta robotë punojnë për zhdukjen e kontrabandës.

Por, këto fotografi janë të vërteta. Departamenti i Sigurisë Kombëtare i ka postuar, së bashku me detaje mbi testimet dhe teknologjinë.

Zyrtarët amerikanë thonë se robotët janë një ndihmë për agjentët kufitarë, duke ulur rrezikun e ekspozimit ndaj rreziqeve të ndryshme gjatë punës së tyre.

https://a2news.com/2021/10/14/qeni-snajper-qellon-me-precizion-deri-ne-1200-metra/

Ghost Robotics, kompania nga Filadelfia që ka ndërtuar këta robotë, thotë se është munduar “që të ndihmojë sa më shumë në kuadër të sigurisë kombëtare”.

Atyre që këto pajisje u duken të frikshme, CEO i Ghost Robotics, Jiren Parikh, thotë se nuk kanë fare lidhje me robotët që kanë parë nëpër filma apo seriale.

https://a2news.com/2020/09/09/qente-robote-te-luftes-behen-pjese-e-ushtrise-amerikane/

“Është vetëm një kompjuter me bateri që lëviz me 4 këmbë. Brenda 4 orëve i mbaron bateria. Nuk ka asnjë shans që të pushtojnë botën. Përveç kësaj, bëhet fjalë për një robot që kontrollohet me telekomandë nga njeriu”, shprehet Parikh.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare tha për CNN se projekti është ende në fazë zhvillimi dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të lëshohen në terren qentë-robotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos