Fotot e fundit të Kendall Jenner që morën mijëra klikime

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 22:44 | Fotolajme

Drejtoresha krijuese e FWRD, Kendall Jenner i la të gjithë fansat e saj pa frymë teksa publikoi imazhet e reja të linjës pranverore të markës së njohur të veshjeve.

Modelja 27-vjeçare hodhi në rrjetet sociale imazhet e setit fotografik teksa reklamonte një palë xhinse me bel tepër të ulët, që u bënë virale online në pak minuta.

Jenner shkruante përkrah fotove se ishte shumë e lumtur që bashkëpunonte me FWRD, ku gjithashtu ishte dhe imazh prej dy vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos