Franca do të hapë arkivat e gjenocidit të Ruandës së ish-presidentit Mitterrand

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 20:24 | Bota
Franca do të hapë arkivat e gjenocidit të Ruandës së

Franca do të hapë arkivat e Ruandës të ish-presidentit francez Francois Mitterrand. Lajmi u dha nga  zyra e presidentit Emmanuel Macron në një deklaratë të mërkurën.

Zyra e Macron tha se vendimi për t'i bërë arkivat 1990-94 lehtësisht të arritshme synon krijimin e kushteve për të kuptuar rolin e Francës në Ruanda.

"Franca bashkohet me njerëzit e Ruandës për të përkujtuar gjenocidin e Tutsit dhe shpreh në këtë ditë përkujtimi dhembshurinë dhe solidaritetin e saj ndaj atyre që shpëtuan dhe ndaj familjeve të viktimave," thuhej në deklaratë.

Franca do të hapë gjithashtu arkivat e ish-kryeministrit Edouard Balladur si dhe të gjitha dokumentet e përmendura në një raport të fundit në lidhje me gjenocidin e Ruandës.

Muajin e kaluar, një komision i krijuar nga Macron arriti në përfundimin se Franca ishte verbuar nga qëndrimi i saj kolonial në Afrikë ndaj ngjarjeve që çuan në gjenocid dhe si pasojë mbante përgjegjësi serioze.

Në raportin me gati 1000 faqe, komisioni e përjashtoi Francën nga bashkëpunimi në gjenocid.

Gjatë gjenocidit midis prillit dhe korrikut të vitit 1994, rreth 800 mijë njerëz u therën, kryesisht nga pakica etnike Tutsi por edhe Hutus.

Që nga gjenocidi, kritikët e rolit të Francës kanë thënë se presidenti i atëhershëm Mitterrand nuk arriti të parandalojë masakrat dhe mbështeti qeverinë e udhëhequr nga Hutu që orkestroi vrasjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos