Frekuencat e lira, AKEP: Jo oferta nën 7.44 milionë euro

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 18:13 | Ekonomi
Frekuencat e lira, AKEP: Jo oferta nën 7.44 milionë euro

Nuk do të ketë skonto për tenderin e frekuencave që lirohen nga dixhitalizimi. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur të mbajë të pandryshuar vlerën minimale të ofertave për brezin 800 MHz, në jo më pak se 7.44 milionë euro.

Në tenderin e parë, kompania Vodafone Albania ishte e vetmja që paraqiti një ofertë dhe u shpall fituese për një prej 3 blloqeve të frekuencave. Ndërsa Telekom kishte kërkuar shtyrjen e tenderit, për shkak se ndodhej në proces shitje tek bullgarët e Vivacom.

Çmimi minimal ishte konsideruar më herët si shumë i lartë nga operatorët në treg, teksa AKEP i konsideron frekuencat si një pasuri kombëtare me vlerë ekonomike dhe rëndësi sociale e kulturore.

Tashmë është në dorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të shpallë datën e tenderit për dy blloqet e mbetura. Përdorimi i frekuencave në këtë brez do të mundësonte zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të internetit dhe do të përmirësonte aksesin në shërbimet elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos