Frida Krifca zgjidhet kreu i CIHEAM

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 23:58 | Aktualitet
Frida Krifca zgjidhet kreu i CIHEAM

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është zgjedhur Presidente e Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM).

"Gjatë mbledhjes së 151-të të Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) të mbajtur në Institutin Oceanografik të Parisit (Francë) më 18 nëntor 2022, znj. Frida KRIFCA u zgjodh Presidente e Bordit Drejtues dhe z. Teodoro Miano si Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërqeveritare", lexohet në njoftimin e CIHEAM.

Krifca do të marrë detyrën më 1 prill 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos