FRPD: Çelja e garës nga PD, në shkelje të statutit

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 18:51 | Politikë
FRPD: Çelja e garës nga PD, në shkelje të statutit

Sot, në orën 19:00, në selinë e Partisë Demokratike, kryesia e FRPDSH do të zhvillojë një mbledhje kryesie dhe më pas do të ketë një prononcim për shtyp.

FRPDSH sqaron se është organizatë partnere e Partisë Demokratike Shqiptare, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PD është në shkelje të statutit.

Dy ditë para se Sali Berisha të mbledhë të rinjtë demokratë në një Foltore të posaçme në Tiranë, Lulzim Basha urdhëroi hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Një njoftim i zyrës së shtypit thekson se “mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën”.

https://a2news.com/2021/11/05/berisha-ne-lushnje-basha-tradhtoi-voten-tuaj-sot-ka-marre-nje-vendim-stalinist/

Për zgjedhjet në FRPD, Basha ka urdhëruar edhe ngritjen e një grupi pune që do të ndjekë procesin, i cili përfundon me zgjedhjen e kryetarit përmes formulës 1 anëtar 1 votë. Njoftimi i PD kujdeset të nënvizojë se kryetarit aktual, Belind Këlliçit, i ka mbaruar mandati në vitin 2019. Tashmë i zgjedhur deputet, Këlliçi është mes atyre që nuk kanë dalë publikisht në krah të Bashës, në përplasjen mes kryetarit dhe liderit historik Berisha. Ditët e fundit Belind Këlliçi është përfolur se mund të mbështesë Sali Berishën duke marrë pjesë në Foltoren e të dielës me të rinjtë demokratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos