Frymëmarrje lehtësimi nga koronavirusi, shkencëtarët australianë pranë vaksinës

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 08:31 | Bota
Frymëmarrje lehtësimi nga koronavirusi, shkencëtarët

Një grup kërkuesish në Australi dolën në një deklaratë të shumëpritur për shtyp, ku bënë me dije se kanë zhvilluar një version laboratorik të koronavirusit të ri, i pari i rikrijuar jashtë Kinës, zbulim ky që mund të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e vaksinës

Kërkuesit e Institutit “Peter Doherti” për Infeksionet dhe Imunitetin thanë se do e ndajnë mostrën, e cila u rrit nga një pacient i infektuar, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe laboratorë të tjerë të specializuar në mbarë botën.

https://a2news.com/2020/01/29/rriten-bilanci-i-viktimave-nga-koronavirusi-nis-evakuimi-i-te-huajve-nga-wuhan/

“Ky është një hap, një pjesë nga “puzzle” për të cilin kontribuuam”, bëri me dije zv/drejtori i Instituti, Mike Catton, duke vënë në dukje se vetëm ky zhvillim i ri nuk mjafton.

Virusi i ngjashëm me atë të gripit shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan në fund të 2019. Edhe pse autoritetet izoluan provincën e Hubeit, e cila ka një popullsi sa ajo e Italisë, virusi është përhapur dhe në vende të tjera nga Franca në SHBA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/28/revista-boton-karikaturen-me-koronavirus-kina-proteston-zyrtarisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos