Frymëmarrje për Ibrahimovic, i shpëton dëmtimit që mund t'i jepte fund karrierës

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 19:02 | Futboll
Frymëmarrje për Ibrahimovic, i shpëton dëmtimit që mund

Një ditë më parë u raportua se Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim dhe frika ishte se ai mund t’i jepte fund karrierës së tij, pasi mund të kishte dëmtuar tendinën e “Akilit”.

Të martën dolën përgjigjet e analizave të kryera në klinikën “Colombus”, ku konfirmohet vetëm një dëmtim i lehtë për gjigantin suedez.

Sipas mediave italiane, sulmuesi i Milanit do të kryejë edhe një tjetër kontroll pas 10 ditësh dhe më pas do të jetë një përgjigje më e saktë nëse do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës në ndeshjen e parë të rinisjes së Serie A, e cila pritet të nisë në 13 ose në 20 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos