Fshati i fundosur del nga thellësia e liqenit, nuk ndodhte prej më shumë se 70 vitesh

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 18:52 | Lifestyle

Thatësira që ka përfshirë Europën ka nxjerrë nga thellësitë e ujit vendbanime të lashta në zona të ndryshme. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Spanjë.

Një vendbanim romak ka dalë nga thellësitë e liqenit artificial As Conchas në Galicia, në veriperëndim të Spanjës.

Vendbanimi Aquis Querquennis është zbuluar tërësisht pasi niveli i ujit ka rënë ndjeshëm. Spanja po përballet me thatësirën më të madhe në dekada pas një vere të nxehtë pa reshje.

https://a2news.com/2022/08/19/misteret-i-shtohen-botes-del-nga-thellesia-e-liqenit-stonehenge-i-spanjes/

Vendbanimi i lashtë mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 70 pas Krishtit. Ai u përmbyt në vitin 1948 kur u krijua liqeni, ndërsa asnjëherë në këto vite nuk kishte dalë në sipërfaqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos