Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), nëpërmjet një letre dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka kërkuar që kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë aktivitetin rreth datës 20 maj.
Ndërkohë, kërkohet që stërvitja e skuadrave të nisë në 2 maj, pa kontakt fizik.
Gjithashtu, FSHF ka propozuar në letër që pjesa e mbetur e ndeshjeve të luhen pa tifozë.

Lysien Nurishmi, shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), dy ditë më parë u shpreh për “Ditari” në A2 se “nëse stërvitja nis javën e parë të majit, kampionati do të rinisë në 20 ose 24 maj”. (A2 Televizion)