Fundjava e përgjakur e Ditës së të Rënëve, 13 viktima dhe 32 të plagosur

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 18:21 | Bota
Fundjava e përgjakur e Ditës së të Rënëve, 13

Një fundjavë e mbushur me akte dhune ishte ajo festës së Ditës së të Rënëve në Çikago dhe St.Louis, ku u raportuan 13 viktima dhe 32 plagosur në disa ngjarje të ndryshme kriminale, shkruan Daily Mail.

4 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në 16 incidente të ndryshme me armë në St. Louis të Missourit gjatë mbrëmjes të së dielës.

Ngjarja e parë e rëndë e fundjavës u regjistruar të shtunën, ku një person u dërgua në spital me plagë armësh zjarri pasi ishte qëlluar në rrugën Thekla. Më pas, një 14-vjeçare qëllua në bllokun 1400 të North Market.

Disa orë më vonë, një 36-vjeçar u gjet i vdekur në Cote Brilliante, ngjarje në të cilën ishte plagosur dhe një adoleshent.

Nuk munguan edhe ngjarjet e rënda, ku protagonistë ishin edhe adoleshentët, mes të cilëve pati edhe viktima, si rasti i një 15-vjeçari, i cili u gjet i plagosur në Evan dhe ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. Sipas policisë së St.Louis, ai u qëllua nga një shok, ndërsa luanin me armën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos