Funerali i Mbretëreshës, mesazhet e fshehura në veshjet e familjes mbretërore

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 16:29 | Lifestyle

Asgjë në pamjen zyrtare të familjes mbretërore nuk i mbetet rastësisë. Kështu ishte edhe në ditën më të trishtë, atë të varrimit të Mbretëresha Elizabeth. Për t'i thënë lamtumirë sovranes së dashur, gratë respektuan kodin e veshjes, që i kërkonte të veshur krejtësisht me të zeza, por duke shtuar detaje në look-un plot kuptim.

Perlat e Kate

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte veshur një fustan pallto nga Alexander McQueen, njëlloj si ai zgjedhur për Trooping the Color 2022. Në atë rast ishte i bardhë, tani ishte në ngjyrë të zezë totale. Megjithatë, janë bizhuteritë që shënojnë lidhjen me Mbretëreshën. Middleton zgjodhi perlat, shumë të dashura nga Elizabeta dhe të lidhura tradicionalisht në lot zie që nga koha e mbretëreshës Victoria. Kate Middleton zgjodhi një palë vathë dhe një gjerdan me katër rrathë me kapëse qendrore diamanti nga Four Row Japanese Pearl Choker. Gjerdani ishte vënë në të kaluarën si nga Lady Diana ashtu edhe nga Elisabeth dhe vetë Kate e kishte vënë atë për funeralin e Philipit të Edinburgut

Zgjedhja e këtij gjerdani të çmuar simbolizon si lidhjen e Middleton me Mbretëreshën si edhe kujtimin e Lady Dianës dhe thekson dashurinë e Mbretëreshës Elizabeth për bashkëshortin Philip.

Elisabeta dhe Charlote pasion për kuajt

Vetëm 7 vjeç, Princesha Charlotte ishte më e vogla ndër të gjithë të pranishmit në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey. Pranë vëllait të saj George, vajza e William dhe Kate ishte shumë e ëmbël dhe elegante me një pallto Ancar dhe një kapelë Jane Taylor. E vogla ishte shumë e lidhur me stërgjyshen që ndërroi jetë dhe për ceremoninë, kishte vënë spilën e saj të parë, në formë patkoi kali. Pasionin e Elisabetës për kuajt e vazhdon tani vajza e vogël dhe ishte sovrania që ia dhuroi xhevahirin.

Look-u i Meghan

Meghan Markle bëri zgjedhje të ndryshme nga Kate Middleton, por ajo studioi edhe pamjen e saj me kujdes. Dukesha e Sussex kishte vënë vetëm vathë me perla, të marra si dhuratë nga Mbretëresha Elizabeth pas martesës së saj me princin Harry, dhe byzylyku ​​delikat Cartier Love, të cilin nuk e heq kurrë. Thuhet se ajo nuk donte bizhuteri të tjera të çmuara, për të mos e tepruar. Fustani pelerinë  i zgjedhur nga Meghan, mban firmën e Stella McCartney, është versioni i zi i atij të veshur në 2018 për 92 vitet e mbretëreshës. I njëjti model edhe për kapelën, tashmë e parë, në të bardhë, në Jubileun e Pltatintë të Mbretëreshës në qershor. Një look i njohur, një siluetë tipike për Meghan e cila vendosi të nderojë sovranen duke u fokusuar në diskrecion.

Camilla me çantën e mbretëreshës

Pas viteve të stuhishme, Camilla tani është bashkëshorte mbretëreshë. Mbështetja e mbretit Charles III, ishte pranuar gradualisht nga populli. Me hapa të vegjël dhe të butë, ajo ka hyrë në zemrat e britanikëve.

Me rastin e funeralit, Camilla vendosi t’i bëjë homazhe sovranes duke veshur një nga të paktat marka të lidhura me mbretëreshën Elizabeth, Launer. Çantat e Mbretëreshës janë bërë pjesë e historisë dhe traditës dhe Mbretëresha e re bashkëshorte duket e vendosur të vazhdojë këtë traditë.

Asnjë vello e zezë

Ndryshe nga vdekja e monarkut të mëparshëm George VI, në vitin 1952, asnjë nga gratë e familjes mbretërore nuk kishte veshur vellon e zezë. Zakoni i kërkuar nga protokolli, u konsiderua i vjetëruar nga vetë Elizabeta II, e cila nuk e veshi as për vdekjen e xhaxhait të saj Edward VIII në vitin 1972, as për atë të nënës në vitin 2002 dhe në fund as në funeralin e Princit Philip, burrit të saj, në 2021. Në vend të saj, shumë kanë zgjedhur një tjetër vello të mbajtur nga kapela. Ky është rasti i Kate Middleton, i Mbretëreshës Camilla dhe Sarah Ferguson.

Vello në shenjë respekti u pa edhe në kokën e Charlene të Monakos, Sofia e Spanjës, Masako e Japonisë dhe Rania e Jordanisë. Po të shikoni mirë edhe edhe gratë e kryeministrave të shumë vendeve që kanë zgjedhur aksesori për zinë si: Brigitte Macron, Sophie Trudeau, Carrie Symonds. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos