Fuoristrada bie në humnerë, dy të plagosur rëndë me helikopter drejt Tiranës

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 10:00 | Kronikë
Fuoristrada bie në humnerë, dy të plagosur rëndë me

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në afërsi të qytetit të Bulqizës, pikërisht në zonën e quajtur Qafa e Buallit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet tip fuoristradë me 4 pasagjerë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në një humnerë.

Aksidenti është sinjalizuar nga kalimtarët, që i kanë transportuar drejt spitalit të Bulqizës.

Mësohet se dy nga pasagjerët, në gjendje më të rendë shëndetësore, janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për trajtime më të specializuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos