Fuoristrada e ushtrisë del nga rruga, 3 viktima

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 07:58 | Bota
Fuoristrada e ushtrisë del nga rruga, 3 viktima

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Ventimiglia të Italisë kur një makinë e institutit të gjeografisë ushtarake doli nga rruga dhe ra në një humnerë duke shkaktuar 3 viktima dhe 1 të plagosur.

Dy nga zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes që ndodheshin në makinë vdiqën në vend, ndërsa i treti u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas të dhënave paraprake, makina tip Jeep ra nga një lartësi mbi 30 m duke bërë disa rrotullime.

Autoritetet kanë shkuar në zonë dhe kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit, ndërkohë zona ku ndodhi ngjarja nuk ka mbrojtje anësore për makinat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos