Më i tmerrshmi - Peshkaqeni i madh i bardhë në gjirin e False në Afrikën e Jugut Gjuetari më i zotë - Peshkaqeni i madh i bardhë, në Afrikën e Jugut, duke gjuajtur Më i shpejti - Një peshkaqen “mako”, specia më e shpejtë e peshkaqenëve. Më i madhi - Peshkaqeni balenë është më i madhi mes peshkaqenëve dhe peshqve. Ushqehet me plankton dhe arrin gjatësinë deri në 12 metra. Më i vogli – Peshkaqeni xhuxh është i gjatë 15-20 centimetra. Ai shihet rrallë i gjallë dhe në thellësi tepër të mëdha, kryesisht në Karaibe. Specie e zbuluar vetëm në vitin 1964. Gjuetari i natës – Peshkaqenët gri jetojnë në Papua Nju Guinea dhe janë më të kërcënuarit për zhdukje për shkak të humbjes së barrierës koralore. Më jetëgjati – Peshkaqenët e Groenlandës zakonisht jetojnë 300-500 vite. Më eleganti – Dy peshkaqenë blu duket sikur vallëzojnë mbi ujë në detin e Irlandës. Më i shëmtuari – Peshkaqeni “gogol” në brigjet portugeze. Më i çuditshmi – Peshkaqeni çekiç jeton zakonisht në Paqësor. Sipas një teorie, forma e fytyrës e lejon të “skanojë” më mirë ujin për ushqim dhe kërcënime. Më guximtari – “Biskotëprerësi”. Peshkaqeni i vogël njihet për metodën e guximshme të dyluftimit pasi noton poshtë kundërshtarit dhe e kafshon, pavarësisht madhësisë së tij. Peshkaqeni me gojën më të madhe – Ushqehet me plankton dhe mund të arrijë deri në 10 metra gjatësi. Më i frikshmi – Peshkaqeni tigër gjendet kryesisht në Karaibe Më “felini” – Peshkaqeni i vogël me pika, quhet “felin” pasi i ka sytë si mace.
Është një nga speciet më të rrezikshme, por edhe më të bukura në botë. Shpesh, të keqkuptuar nga njerëzit, peshkaqenët janë të kërcënuar në të gjithë botën nga gjuetia, plastika në oqean dhe humbja e territorit të tyre.
Në fotogalerinë e mësipërme gjeni disa nga speciet më tërheqëse të peshkaqenëve në planet. (A2 Televizion)