“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 18:14 | Bota
“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është rritur disa herë.

Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”.

“70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, tha eksperti, i cili thekson se kjo gjë duhet bërë me dije publikisht nga autoritetet dhe të merren masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas Cabo, problemi i vërtetë do të vijë në vjeshtë: “Do ta kemi problem të madh kur të koincidojë me viruset e tjera sepse vetëm me gripin mbusheshin spitalet, imagjinoni me koronavirusin”.

Eksperti spanjoll beson se vetëm vaksina ose një ilaç efikas do t’i japë fund pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos