Fushata e vaksinimit në Britani, OBSH: Arritja e imunitetit të tufës, ende larg

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 21:22 | Bota
Fushata e vaksinimit në Britani, OBSH: Arritja e imunitetit të

Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë tha se arritja e imunitetit të tufës është ende larg dhe bëri thirrje që vëmendja të jetë tek masat parandaluese, pasi vetëm ato mund tëfrenojnë përhapjen e Covid-19.

“Ne jemi nënjë situatë konstante ku kemi transmetim shumë të gjerë. Por vaksinat janëmjete të shkëlqyera, ato do të jenë shumë të dobishme, por efektet e vaksinavenë sigurimin e një lloj barriere imuniteti është akoma larg. Gjërat që duhet të bëhen për të parandaluar një rritje të përhapjes, janë masat publike higjienosanitare: distancimi fizik, larja e duarve, identifikimi i rasteve dhe i kontakteve të tyre. Këto duhet të bëhen me përpjekje të mëdha dhe rigoroze përtë ndaluar transmetimin intensiv.”, tha Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos