Fushata e vaksinimit në SHBA, Biden bashkëpunon me aplikacionet e njohjeve online

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 16:35 | Bota
Fushata e vaksinimit në SHBA, Biden bashkëpunon me aplikacionet e

Doni të dini nëse personi që pëlqeni është vaksinuar kundër Covid-19? Mjaftoni të kontrolloni në aplikacionin e preferuar të njohjeve. Shtëpia e Bardhë bashkëpunon me platformat popullore të njohjeve online, si Match, Tinder dhe Bumble për të inkurajuar më shumë amerikanë të vaksinohen.

“Mendoj se është zgjedhja e kujtdo për t'u lidhur ose jo me një person të vaksinuar. Për mua nuk ka rëndësi, është zgjedhje personale”, u shpreh Eric Voss, banor i Ilinois.

Me lehtësimin e kufizimeve rreth vendit, ndërsa numri i rasteve dhe hospitalizimeve ka rënë ndjeshëm, qytetarët po i rikthehen gradualisht sjelljeve të para pandamisë, përfshirë takimet.

“Nuk ka të bëjë aq shumë me personin që ti po lidhesh, por me mbrojtjen e të afërmeve të tu dhe vaksinimi mendoj se përfaqëson këtë gjë”, thotë Cecilia Saabedra.

Aplikacionet e njohjeve online do të ofrojnë veçori të tjera, të tilla si badge me statusin e vaksinimit, qasje pa para ndaj përmbajtjeve premium për personat e vaksinuar, dhe mënyra për të filtruar kandidatë të mundshëm për njohje sipas statusit të vaksinimit.

“Do të dëshiroja që njeriu me të cilin lidhem të jetë i vaksinuar, vetëm për faktin se disa persona pranë meje kanë probleme të imunitetit”, u shpreh një qytetare.

Administrata Biden synon të vaksinojë të paktën 70% të popullsisë së rritur deri më 4 korrik, ditën e pavarësisë. Bashkëpunimi me websajtet e njohjeve online synon të joshë sa më shumë të rinj që deri më tani kanë qenë skeptikë ndaj vaksinave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos