Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA premton mbështetje për rindërtimin e Gazës

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 15:56 | Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës. Konfirmimi erdhi nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, që theksoi se kjo është pjesë e përpjekjes për të konsoliduar armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Për të dhënë këtë mesazh, kreu i diplomacisë amerikane udhëtoi për në Jerusalem, ku u takua me drejtuesit e shtetit të Izraelit.

 “Do të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që Hamas nuk përfiton nga asistenca në rindërtim”, deklaroi Blinken.

Një luftëtarë i Hamas

Nuk harroi të përmendë dhe mbështetjen e madhe për Izraelin.  “Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga sulmet, të tilla si mijëra raketa të lëshuara nga Hamas kundër civilëve”, vijoi ai.  

Vizita e kreut të diplomacisë amerikane bëri që Izraeli të zbusë qëndrimin ndaj palestinezëve, duke lejuar një pjesë të ndihmave humanitare të kalojnë në Gaza. Rrënojat e mbetura në këtë qytet janë dëshmi e tmerrit që përjetuan njerëzit në 11 ditët e luftimeve të ashpra.

https://a2news.com/2021/05/24/blinken-ne-lindjen-e-mesme-per-bisedimet-e-paqes-pas-armepushimit-ne-gaza/

 “Ne po flinim në shtëpi. Papritur, dëgjuam shpërthime dhe sulme ajrore. Shtëpitë përreth nesh u goditën dhe ne u frikësuam. Thirra prindërit, ndërsa dritaret dhe dyert na ranë përsipër. Shkuam në spital pa këpucë”, tregon një vajzë palestineze.

Në përplasjet e fundit mes Izraelit dhe militantëve palestineze, më tepër se 250 njerëz humbën jetën, pjesa më e madhe në Gaza. Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti, po respektohet nga palët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/22/konflikti-gaza-izrael-permes-fotografive-11-dite-shkaterrim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos