Fushata zgjedhore, Ruçi i pret dietat deputetëve: S’ka as karburant e as bonus qiraje

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 16:41 | Politikë
Fushata zgjedhore, Ruçi i pret dietat deputetëve: S’ka as

Byroja e Kuvendit ka vendosur t'i ndërpresë dietat deputetëve. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit është caktuar se përgjatë fushatës zgjedhore, ligjvënësit nuk do të kenë përfitime si pagesë telefoni, rimbursim karburanti apo bonus qiraje.

Vendimi është i përkohshëm dhe do të shtrihet përgjatë periudhës 25 mars deri në 25 prill. Trajtimet ekstra të deputetëve do të rinisin sërish pas përfundimit të zgjedhjeve e deri në fund të kësaj legjislature. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos