Kurti prezanton Bojken Abazin në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 11:43 | Politikë
Kurti prezanton Bojken Abazin në Tiranë për zgjedhjet e 25

Në prag të fushatës elektorale në Shqipëri, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar Bojken Abazin si kandidaturën e pavarur të mbështetur nga Vetëvendosja në Kuvendin Shqiptar. Ndërsa ka vlerësuar figurën e kreut të Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Kurti theksoi nevojën e ndryshimit në Shqipëri, sikurse në Kosovë.

“Këtë pranverë mbushen 15 vjet që njihem me Bojkenin, është aktivist i pathyeshëm, qytetar dhe njeri i pakorruptuar. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, në Kosovë dhe Shqipëri kemi nevojë për Kuvende të tjerë të Republikës me përfaqësues të përgjegjshëm dhe të përkushtuar që e kuptojnë postin me shërbimin publik dhe jo pasurimin privat. Bojken Abazi është i tillë, se e njoh më mirë se edhe familja e tij. Sfidat që kemi kaluar në Kosovë, situata të vështira e të rënda e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin këtu në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që ende nuk po përmbyll tranzicionin. Ajo që kemi nevojë është gjithëpërfshirja sociale dhe përfshirja qytetare. Kemi nevojë për gjithëpërshirje sociale e pjesëmarrje qytetare. Këto e bëjnë shtetin demokratik e të fuqishëm. Në Kosovë do kemi qeverinë e re dhe LVV është me fuqishme që nga viti 2020. Kemi rritje me progresion gjeometrik. Jemi të bindur që kjo do reflektohet edhe në zgjedhjet e radhës kur qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e popullit. Ndryshimet në Kosovë janë bërë dhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime se shqiptarët meritojnë më shumë. Shteti shqiptar të mos ketë korrupsion e krim, por të ketë drejtësi, të ketë gjithëpërfshirje sociale dhe qytetari aktive dhe shembulli i VV është më i miri. Një qytetar i emancipuar dhe shtetin e bën më demokratik. Bojken Abazi as nuk shitet, as nuk blihet.”

Kurti theksoi se sapo të hyjë në qeveri do të ketë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe më këdo kryeministër dhe president që është në fuqi në vendin tonë. Ai tha se së pari do të kalojë në zbatim marrëveshjet e nënshkruara që janë ende në letër mes dy shteteve tona.

“Porsa të zgjidhet qeveria jonë e re, menjëherë do fillojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me kryeministrin Edi Rama, meqë do formojmë qeverinë para zgjedhjeve këtu dhe do të trajtojmë me prioritet marrëveshjet e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Numri i marrëveshjeve është treshifror, kurse i zbatimit është njëshifror. Të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara në zbatim real që ndryshojnë jetën e qytetarëve se jemi dy shtete, por një komb. Bashkëpunimin me këdo kryeministër e president do ta kemi të shkëlqyeshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos