Fustani i veshur nga një modele iraniane gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ka bërë bujë në rrjet dhe ka ngjallur zemërim në vendlindjen e saj.
E gjitha ka të bëjë me dekorin në stilin e lakut rreth qafës që ajo kishte përzgjedhur për të dërguar një mesazh të qartë në Iran, duke protestuar kështu ndaj ekzekutimeve të regjimit në Teheran.







Mahlagha Jaberi postoi një video të saj në Instagram të dielën, ku mbante veshur fustanin e dedikuar për popullin iranian me hashtagun #StopExecutionsInIran.
Fustani i veçantë është stiluar nga stilistja Jila Saber dhe fotot e Jaberit në Kanë u bënë virale, duke rritur ndërgjegjësimin për varjet e të rinjve në Iran, të cilat regjimi nuk ka ndërmend t’i ndalë. (A2 Televizion)