Fut kekun në furrë, digjen 40 mijë eurot që fshiheshin brenda

Nga A2 CNN
20 Prill 2019, 19:08 | Lifestyle
Fut kekun në furrë, digjen 40 mijë eurot që fshiheshin

Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.

Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi tij, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës,  i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.

Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos