Gazetarja Kostana Morava deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me mbështetjen e protestës kundër Vuçiçit, dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
“Me statusin e tij në Facebook, ku zoti Veliaj mbështeti protestën kundër Vuçiçit, kuptohej se cili ishte mesazhi për kryeministrin. Në atë moment, mua më lind pyetja: a ka rrezikuar destabilitetin e Shqipërisë me mbështetjen që i ka bërë protestës? Apo ka kaluar edhe në nivele të tjera, që duhen sqaruar”, u shpreh Morava në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Duhet që shteti patjetër, kur të vijë momenti, të na e thotë pse u transferua”, shtoi Morava. (A2 Televizion)