Blendi Himçi, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama “është shumë e afërt”.
“Rama të japë dorëheqjen, të vendoset një qeveri kujdestare dhe të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme. Sot, studentët janë në rrugë, pedagogët e mjekët janë në grevë dhe nuk mund të ketë normalitet në Parlament sepse ne nuk jemi opozitë fasadë”, tha Himçi në një lidhje direkte me “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas tij, “dorëheqja e Edi Ramës do të jetë shumë e shpejtë”.
“Ju siguroj që dorëheqja është shumë e afërt. Është në grahmat e fundit ky sistem”, theksoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)