Tashmë që Botërori u mbyll me Argjentinën fituese, në Angli është rikthyer futbolli spektakolar dhe menjëherë në skenë kanë zbritur ekipet e mëdha.
Manchester City dhe Liverpool u përballën në Carabao Cup, ku të skuadra e Guardiola-s triumfoi 3-2 duke eliminuar nga kupa skuadrën e Klopp.
Haaland realizoi pas vetëm 10 minutash, ndërsa në minutën e 20 Liveprool-i barazoi me Carvalho. Edhe pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë nga një për secilën skuadër. Mahrez dhe më pas Salah realizuan për ekipet e tyre, ndërsa takimi u vendos në minutën e 58-të nga Ake. (A2 Televizion)