
Në kategorinë e parë ruse luhet futboll me tifozë, edhe pse stadiumet lejohen të mbushen vetëm në 10% të kapacitetit të stadiumit.
Në ndeshjen Zenit-Krylya Sovetov, ultrasit e ekipit vendas kishin përgatitur një koreografi spektakolare: një burrë me maskë antigaz mban koronavirusin në duar. Pas tymueseve të lëshuara, virusi shndërrohet në top futbolli.
Mesazhi është i qartë: virusi do të mposhtet dhe do t’i kthehemi të gjithë normalitetit. (A2 Televizion)