
Tre ditë pas humbjes me Atalantën, Lazio kthehet te fitorja. Mbrëmjen e së shtunës, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Fiorentinën me rezultatin 2-1, pasi fillimisht e pa veten në disavantazh.
Skuadra e gjeti golin e avantazhit në minutën e 25, pas një aksioni të Franck Ribery që kujtoi kohët e tij të arta. Francezi depërtoi bukur në zonë dhe goditi saktë, duke mos i lënë mundësi reagimi Strakoshës.
Në minutën e 67 arbitri akordoi një 11-metërsh për vendasit, ndonëse pamjet tregonin qartë se Caicedo u hodh përpara kontaktit me portierin Dragowski. Nga pika e penalltisë barazoi rezultatin Ciro Immobile.
Golin e fitores për Lazion e shënoi spanjolli Luis Alberto, pas një aksioni individual.
Me këtë fitore, Lazio e mban në 4 pikë diferencën nga Juventusi kryesues. (A2 Televizion)