Futbolli nuk njeh pushim, rikthehet Kupa e Shqipërisë, 32 skuadra në garë për trofeun

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 07:35 | Futboll
Futbolli nuk njeh pushim, rikthehet Kupa e Shqipërisë, 32 skuadra

Futbolli nuk njeh pushim me skuadrat që do të rikthehen në fushën e lojës në mesjavë. Këtë të mërkurë, nis edhe turi i parë i Kupës së Shqipërisë.

16 çiftet që do të ndeshen u përcaktuan me formulë, me 32 skuadrat të cilat janë ndarë sipas pozicionimit në sezonin e mëparshëm.

Ndeshjet e Grupit A do të luhen të gjitha në orën 16:00, ndërsa në Grupin B ka tre orare të ndryshme.

Ndryshe nga edicioni i kaluar ku ishte e ndikuar nga pandemia, Kupa e Shqipërisë është rikthyer me skemën tradicionale të ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos