Tjetër shqiptar në Serie A, talenti firmos me Sampdoria

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 16:53 | Futboll
Tjetër shqiptar në Serie A, talenti firmos me Sampdoria

Një talent 17-vjeçar i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në Serie A italiane.

Ardit Lika firmosi kontratën me Sampdorian, pasi është rritur në akademinë e Livornos. Sulmuesi, i cili është pjesë e përfaqësueseve kuqezi të moshave, u transferua me parametër zero dhe firmosi kontratën që e lidh me klubin për tre vitet e ardhshëm.

Lika do ti bashkohet ekipit të të rinjve të Sampdorias, me ëndrrën se debutimi në elitën e futbollit italian nuk do të vonojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos