Futbollisti që shkonte i dehur në stërvitjen e “Galaktikëve” të Realit

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 09:17 | Futboll

Cicinho, futbollist i Real Madrid në periudhën e “Galaktikëve” (2005-2007), tregoi se si shkonte në stërvitje i dehur dhe zbuloi se çfarë bënte që stafi teknik të mos e kuptonte gjendjen e tij.

Ish-mbrojtësi, në një intervistë për “EPTV”, u shpreh: “Kam shkuar disa herë i dehur në stërvitje. Pija kafe për të hequr erën e alkoolit nga goja dhe lahesha me parfum”.

Braziliani, i cili u tërhoq nga futbolli në mars të vitit 2018, përveç Real Madrid ka luajtur edhe me Botafogo, Atlético Mineiro, Sao Paulo, Roma, Villarreal, Sport Recife dhe Sivasspor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos