All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Futi kokainë brenda çokollatave për fëmijë, 28-vjeçari irlandez zbulohet në aeroport

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 19:40 | Bota
Futi kokainë brenda çokollatave për fëmijë,
All - Paragraf - 1

Një shtetas irlandez po përballet me akuza për drogë në Australi pasi dyshohet se ka importuar rreth 120 gram kokainë brenda gjashtë kapsulave çokollatash për fëmijë.

Burri u dërgua për një skanim CT pasi u ndalua nga Forcat Kufitare Australiane (ABF) në Aeroportin Ndërkombëtar të Melburnit më 28 dhjetor, kur bagazhi i tij dyshohet se ktheu një rezultat pozitiv për praninë e kokainës.

All - Paragraf - 3

Zyrtarët e akuzuan burrin për importimin e një sasie të tregtueshme të një droge të kontrolluar nga kufiri.

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Melburnit më 30 dhjetor dhe u dërgua në paraburgim, në pritje të vendimit përfundimtar ndaj tij. Dënimi maksimal për këtë vepër në Australi është 25 vjet burgim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos