Gabojnë objektivin dhe përfundojnë në pyll, 22 parashutistë të plagosur

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 13:32 | Bota
Gabojnë objektivin dhe përfundojnë në pyll, 22

Duhet të ishte fillimi i një stërvitje ushtarake të rëndësishme, që përfshinte 6650 ushtarë, por diçka shkoi keq dhe mund të shndërrohej në një fatkeqësi për forcat e armatosura amerikane.   

Sipas burimeve të Pentagonit, të paktën 22 parashutistë të Brigadës së Alaskës janë plagosur për shkaqe ende të panjohura, teksa u hodhën nga një avion transportues.

https://www.facebook.com/SpartanBrigade/posts/2414405345262387

Edhe pse dita ishte e mirë dhe avioni nuk shfaqi probleme, një pjesë e mirë e parashutistëve në vend që të arrinte objektivin e planifikuar përfundoi në pyllin që rrethon bazën e Fort Shelby-t, në Mississipi.  

Edhe pse disa nga ushtarakët paraqesin dëmtime të rënda, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit, faqja e brigadës duke qetësuar të afërmit  thotë edhe se “operacionet ajrore janë gjithmonë me risk. Në mundohemi ta minimizojmë sa më shumë këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos