
Atalanta ka marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në garën për një biletë Champions-i për sezonin e ardhshëm, duke fituar 2-3 në transfertë.
Zapata shënoi dy gola në pjesën e parë për Atalanta-n, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Fiorentina u përgjigj me dy gola nga Vlahovic, i cili përfitoi edhe nga një gafë e Gjimshitit në golin e dytë.
Megjithatë, barazimi zgjati fare pak pasi Atalanta fitoi një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonës. Ilicic e ktheu në gol dhe Atalanta mori pikët e radhës, duke bërë që tashmë të shkojë me moralin e ngritur në ndeshjen mjaft të rëndësishme të javës së ardhshme ndaj Juventusit.
Pas kësaj jave, Interi vijon kryesimin me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë. Juventusi renditet i treti në Serie A me 62 pikë, Atalanta 61 dhe Napoli 59 pikë. (A2 Televizion)