
Kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige para Kryeministrisë.
Karriget janë me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gatishmëri për komunikim dhe dëgjim me këdo, shkruan A2.
Rama e përsëriti edhe dje thirrjen për dialog, por theksoi se nuk pranon të ulet në tryezë me personat që ushtrojnë dhunë. Kreu i qeverisë ka theksuar se është i hapur për të dëgjuar kërkesat e protestuesve paqësorë, ndërsa ndaj atyre që përfshihen në akte dhune ka paralajmëruar masa ndëshkuese.
(A2 Televizion)